18 korriku shënon ditën ndërkombëtare të njërit prej njerëzve më të admiruar e më të dashur në botë: Nelson Mandelës.
Lideri politik, revolucionar e filantropist, Mandela që shërbeu si president i Afrikës së Jugut nga viti 1994 deri në 1999-tën, e vuri të gjithë jetën e tij në shërbim të njerëzimit.
Dita ndërkombëtare e mbajtur në nder të kësaj figure ikonike, synon të rrisë ndërgjegjësimin për të ndryshuar për mirë botën në të cilën jetojmë. Mandela luftoi kundër shtypjes racore në Afrikë, një ideal që e bëri të kalonte burgjeve shumë vite të jetës së tij.
Ai lindi në 18 korrik të vitit 1918 dhe pikërisht për të kremtuar datën e tij të lindjes, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi në 2009 –tën që 18 korriku të jetë Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës, si shenjë mirënjohjeje për kontributin që fituesi i Nobelit te Paqes dha për arritjen e pajtimit në vendin e tij.
Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Por në 1956 u akuzua për “tradhti të lartë” dhe paskësaj, u bë lideri i grupit të armatosur së ANC-së, Umkohnto we Sizwe. Në vitin 1964 u dënua me burg të përjetshëm për planifikim të një lufte të armatosur. Edhe pse në 1985 iu ofrua mundësia e lirimit nëse do të pranonte ndalimin e aktivitetit të vet, ai refuzoi.
Dita ndërkombëtare e Mandeles kremton 67 vitet e punës që beri ky simbol i madhështisë njerëzore, e për nder të tij, qytetarët bëjnë 67 minuta pune në komunitet.
Top Channel