Artet e bukura të Korçës/ 100 vjetori i shoqatës që kryetar të parë zgjodhi Thoma Nasin

18/07/2020 21:04

Ky vit lidhet me kremtimin e përvjetorit të disa ngjarjeve të rëndësishme, së pari me 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Pak ditë më parë u festua 100 vjetori i luftës së Vlorës, dhe jo pa qëllim e përmenda, sepse në lidhje me këtë ne kremtojmë edhe 100 vjtorin e krijimit të Shoqatës së Arteve të Bukura, në qytetin e Korçës. Historisë së kësaj shoqate do t’i kushtojmë këtë hapësirë të kulturës me prof. Zhani Ciko-n.

“Dihet që Lidha e Prizrenit 1878, është shumë e rëndësishme për rikthimin e zhvillimeve artistike dhe sidomos muzikore në rrjedhat e hershme të kombit shqiptar. Mbas pavarësisë ngjarje tjetër e rëndësishme ishte Lufta e Vlorës, 1920. Në këtë rast për të mbrojtur territorin tonë erdhën për herë të parë grupime të mëdha vullnetarësh në Vlorë. Lufta mbaroi shumë shpejt, grupimet artisitke nuk morën dot pjesë. Ndaj patriotët menduannta shfrytëzojnë këtë.

Hilë Mosi, qe në atë kohë ishte prefekt i Korcës i ftoi këta artistë të vijnë në Korcë dhe t’i japin një shtysë zhvillimit të jetës artistike të Korcës”, thotë Zhani Ciko.

Po kush ishin ata emra që themeluan shoqatën, tradita e së cilës vijon edhe sot?

“Kryetar i shoqatës që u zgjodh unanimisht ishte Thoma Nasi. Një emër tjetër shumë i rëndësishëm ishte Vangjish Mio, që kish shfaqur që në Bukuresht aftësitë e tij si piktor. Dhe një djalë tjetër i ri, që kishte nisur përvojën në koloninë shqiptare të Bukureshtit, Mihal Ciko, im atë”.
Korçën sot e lidhin me serenatën, por violina e pare kanë qene këto këngë patriotike, dhe koret.

“Historia e Shoqërisë së Arteve të Bukura është nje shoqëri që vazhdoi. Akoma i kemi trashëgjmtarët e tyre dhe fakti është qe në Korcë, ky 100 vjetor është festuar gjithmonë si vijimi i një tradite që është lidhur më pas me korin “Lira” që kanë vijuar dhe e kanë sjellë deri në ditët tona”.

Top Channel