Princesha britanike Beatrice martohet me ndërtuesin italian Edoardo Mapelli Mozzi në ceremoninë sekrete, pas shtyrjes prej Covid-19

17/07/2020 16:50

Princesha Beatrice është martuar me ndërtuesin italian Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni të fshehtë në kështjellën mbretërore Windsor në Britani, në një ceremoni me rreth 20 të ftuar përfshi dhe mbretëreshën.

Çifti duhet të këmbenin premtimet në pallatin mbretëror St James më 29 maj por ceremonia u shty prej pandemisë dhe asnjë datë e re nuk ishte dhënë prej atëhere.

31 vjeçarja Beatrice dhe Edo këmbyen premtimet sot në rezidencën e Princit Andrew.

Me këtë martesë Beatrice bëhet njerka e djalit të Edo, Christopher.

Mbretëresha 94 vjeçare britanike dhe bashkëshorti i saj Duka i Edinburgh, 99 vjeç, ishin në ceremoni dhe raportohej se ishin mjaft të gëzuar.

Mbretëresha ka qenë tashmë në dasmat e tetë nipërve të saj dhe sot ishte veshur me një fustan ngjyrë jeshile mente.

Prindërit e nuses Princ Andrew dhe Dukesha e York me motrën Princeshë Eugenie, ishin mes rreth 20 të ftuarve.

Në deklaratën e pallatit mbretëror thuhej: “Ceremonia e vogël përfshinte mbretëreshën, Duken e Edinburg dhe familjarë të afërt. Martesa u krye në përputhje me udhëzimet përkatëse të qeverisë”.

Kisha mbretërore mund të presë deri në 180 të ftuar dhe ka mundësi për distancim social. Çifti tha se nuk do të publikonin foto pasi nuk dëshirojnë të tërheqin vëmendje para dhënies së titullit të kalorësisë së Kapiten Tom Moore, në ceremoninë që do të kryhet po sot.

Djali i dhëndrit Edo, Christopher, ka për nënë ish-partneren e tij Dara Huang, që besohet se ishte e ftuar në ceremoni.

Edo është i biri i Nikki Shale dhe ish kampionit italian të skive Alessandro Mapelli Mozzi. Nikki ishte ndarë me Mapelli Mozzi kur Edo ishte ende i ri, ndërsa edhe burri i saj i dytë Christopher Shale, vdiq nga një atak kardiak në Festivalin Glastonbury në 2011.

FOTO GALERI
5/9
Babai i nuses

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA