Kampionati më i fortë dhe më i bukur i futbollit në planet është mësuar tashmë me sistemin kontrovers të videoarbitrimit dhe kjo javë nuk ishte ndryshe.
Mes golave të anuluar dhe episodeve ku VAR nuk ka ndërhyrë fare, shumë personazhe me influencë e kanë cilësuar një të keqe për futbollin, në vendin ku u shpik ky sport, ndërsa ekspertët e statistikave kanë nxjerrë edhe numrat.
Kristal Pallas e pa veten të paktën dy herë të zhgënjyer nga sistemi VAR në ndeshjen ndaj Mançester Junaitid. Dy vendime të rëndësishme shkuan në favor të Djajve të Kuq në Selhërst Park aq sa presidenti i klubit pyeti nëse teknologjia kishte defekt. në total skuadra e trajnerit Solskjaer ka përfituar më shumë nga ndërhyrja e videoarbitrimit pasi rivalëve i janë hequr 7 gola, dhe në 10 raste të tjera jo të lidhur me golat, vendimet kanë shkuar në favor të Djajve të Kuq.
Brajton është skuadra tjetër në të njëjtin nivel me Mançester Junaitid që ka përfituar nga sistemi VAR, njësoj si ekipi i Sauthempton-it, me 7 gola të hequr kundërshtarëve. Pas tyre është Totenhem Hotspër, skuadra e drejtuar nga trajneri Zhoze Murinjo.
Top Channel