Meghan Markle ka lënë në Kanada qenin e preferuar pasi nuk shkon mirë me princin Harry

17/07/2020 17:52

Raportime të fundit thonë se Meghan Markle, nusja e princit britanik Harry, ka lënë pas në Kanada një prej qenve të saj pasi nuk shkon mirë me burrin.

Një mik i ngushtë i çiftit ka thënë se pas vendosjes së tyre në Los Angeles me të birin dhe dy qentë e tjerë, dukesha e Sussex nuk ka marrë me vete qenin e saj të preferuar Bogart.

Burimi tha se Meghan kishte vendosur kështu për hir të harmonisë familjare: “Meghan e adhuron labradorin e saj gjerman dhe vendimi për ta lënë në shtëpi bazohet vetëm në marrdhënien e Bogart me Harry.

“Bogart nuk e ka pëlqyer kurrë princin Harry kur ata jetonin bashkë në Kanada. Prandaj Meghan fliste shpesh për faktin se nuk është e drejtë që ta merrnin, duke parë sjelljen e tij ndaj të shoqit. Sigurisht që në Britani u çuditën me vendimin, por e pranuan pasi ajo i njeh mirë qentë e saj”, tha burimi.

Qentë e tjerë të dukeshës janë laroshi Guy dhe labradori i zi Oz, që ka ardhur me së fundmi, me të cilët çifti është parë duke shëtitur në Los Angeles.

Miqtë e saj thonë se para se Meghan të njihej me Harry i trajtonte Bogart e Guy si ‘fëmijët’ e saj duke i lënë të flinin në krevat dhe duke i ushqyer me ushqime organike.

Meghan ka thënë më herët për Bogart: “Ai është qeni im i parë, e kam marrë në një qendër qensh në Los Angeles dhe jam shumë i lidhur pas tij pasi nuk jam rritur që herët me qen”.

FOTO GALERI
1/6
Raportime të fundit thonë se Meghan Markle ka lënë pas në Kanada një prej qenve të saj

Top Channel