“Goca e Kaçanikut”, shfaqja e njohur rikthehet në TKOB në bashkëpunim me Operën e Kosovës! Homazh për Festën e Flamurit
25/11 19:58
Pas rreth 3 dekadash, në Shkodër u rikthye sërish tradita e Kinemasë Verore. Pranë brigjeve të liqenit, në Shirokën piktoreske, u shfaq filmi “Çifti i lumtur”, një kinokomedi e gjitha shkodranë.
Qytetarë e të gjitha moshave, kaluan disa momente ndryshe duke qeshur e argëtuar me një nga veprat më gazmore të kinematografisë shqiptare.
Drejtoria e kulturës dhe bashkia e Shkodrës si iniciator të këtij aktiviteti premtojnë për ruajtjen e kësaj tradite edhe në vazhdim.
Sa I përket kinematografisë, Shkodra ka një histori të pasur pasi edhe salla e parë e kinemasë në Shqipëri u ndërtua, në qytetin verior në vitin 1912 me ndihmën e Austriakeve.
Top Channel