Interi bëri detyrën në transfertën ndaj Spalit, pasi triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 dhe mori vendin e dytë të renditjes me 71 pikë, 6 më pak se Juventusi kryesues.

Përballë një kundërshtari tashmë të rënë në Serinë B, zikaltrit vuajtën vetëm pak minuta në pjesën e parë, deri kur Candreva shënoi golin e avantazhit pas një asisti të bukur të kilenit Sanchez.

Në pjesën e dytë ishte mbrojtësi Cristiano Biraghi që shënoi një gol të bukur nga distanca, ndërsa më pas Sanchez dhe Gagliardini vulosën suksesin 0-4.

Tashmë zikaltrit janë vetëm një pikë larg të siguruarit edhe matematikisht një vend në zonën Champions, ndërsa kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi, duket e vështirë të shpresohet ende për titullin kampion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA