Habit kampioni gjerman i botës, lë futbollin në moshën 29-vjeçare

17/07/2020 17:43

Futbollisti gjerman, Andre Schurrle ka varur këpucët në gozhdë në moshën 29-vjeçare pas përfundimit të kontratës me Borussia Dortmund.

Schurrle thotë se futbolli është një biznes ku duhet të luash rolin tënd, pasi në të kundërt humb punën por ai shprehet i lumtur për këtë pensionim të parakohshëm pasi është gati dhe i hapur për mundësitë e reja.

Sulmuesi gjerman pati një karrierë fantastike deri në 2018 teksa e nisi me Mainzin në 2009, më pas tek Bayer Leverkusen, tek Chelsea në Angli dhe për t’u rikthyer në Gjermani me Wolfsburg dhe Borussia Dortmund. Por ai nuk kishte më shkëlqimin e dikurshëm.

Schurrle arriti majën më të lartë të karrierës me fitimin e Kupës së Botës në 2014 me Gjermaninë në Brazil. Por tek Dortmund për 29-vjeçarin gjërat nuk shkuan siç duhet. Në fillim huazimi tek Fulham dhe më pas tek Spartak i Moskës i vunë kapakun karrierës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA