A ndikon stresi tek nivelet e sheqerit në gjak? Ja çfarë duhet të dini patjetër

17/07/2020 04:08

Stresi është reagimi i trupit ndaj presionit të lartë fizik dhe mendor, që një njeri nuk është në gjendje ta përballojë. Stresi është një përjetim i ndryshëm në varësi të njeriut, por shpesh shkaktohet nga problemet në familje, çift, karrierë ose me paratë. Stresi mund të shkaktohet edhe nga ngjarje në dukje të parëndësishme ose ngjarje madhore që shfaqen krejt papritur.

Stresi nuk shoqërohet vetëm me ndjesinë e frikshme të ankthit, përkundrazi janë 9 organe të trupit që ndikohen rëndë prej tij. Sipas të dhënave kur ndiheni të stresuar, nivelet e kortizolit rriten dhe mund të kompromentojnë funksionet e sistemit imunitar. Më pas, organizmi përballet me çlirimin e adrenalinës dhe noradrenalinës që rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë djersitje të vazhdueshme. Rritja e nivelit të hormoneve pakëson qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe ngadalëson aktivitetin e stomakut duke ndërprerë tretjen. Një nga ndikimet më të forta të stresit vërehet tek niveli i sheqernave në gjak.

Ndikimi i Stresit Tek Niveli i Sheqerit Në Gjak
Stresi ndahet në dy kategori: fizik dhe mendor. Secila prej këtyre dy kategorive ndikon ndryshe tek niveli i sheqerit në gjak. Stresi fizik nxit rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Stresi emocional ka ndikime të ndryshme në varësi të diabetit. Stresi mendor apo emocional mund të çekuilibrojë nivelin e sheqerit tek njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1.

Në rastin e njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2, stresi mendor rrit nivelet e sheqerit në gjak. Ndikimi i stresit tek niveli i sheqerit në gjak mund të shoqërohet edhe me probleme të tjera që kanë të bëjnë me ushqyerjen, aktivitetin fizik, zgjedhjet e shëndetshme dhe vëmendja ndaj organizmit. Njerëzit e prekur nga diabeti i tipi 2 janë tepër të ndjeshëm ndaj stresit sepse organizmi i tyre prodhon më shumë hormone të cilat rrisin nivelet e sheqerit në gjak. Ai mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme. Këshillohet të konsultoheni me mjekun nëse vini re një stres në rritje që ndikon në shëndetin tuaj./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA