Mashtrimi me ilaçin që “shëron” Covid-in/ Përgatitej me përbërës të ndaluar në vendet e BE-së dhe i rrezikshëm për shëndetit

16/07/2020 15:10

Pandemia globale nuk i ka frenuar mashtruesit të plotësojnë artin e jashtëligjshëm të mashtrimit, kryesisht për çështje që kanë marrë formë penale në prokurori të ndryshme.

Por mashtrimet klasike që po hetohen janë spekulimet për maskat dhe dezinfektuesit. Gjithsesi vendin e parë e mban Frederik Frrokaj që përdori FB-në për të treguar shpikjen e tij për ilaçin që shëron Covid-in, për të cilin mjekët dhe shkenca vazhdojnë të sfidohen.

Policia nuk është mjaftuar vetëm me këtë video, por ka ngarkuar dy agjente që kanë kryer blerje të stimuluar të ilaçit.

Kuruesi i rremë dhe nipi ia shitën flakonin me përbërës agjentes së infiltruar dhe këto përbërës janë dërguar për analiza të mëtejshme. Prokuroria thotë për Top Channel-in se preparati MMS është substancë e ndaluar në vendet e BE-së dhe e rrrezikshme për jetën e qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA