Ish-banori i BB ngacmon moderatoren, a ia pranoi ftesën për kafe?

16/07/2020 21:02

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, u fol mbi sportin dhe të mirat që sjell ai. Ndër të ftuarit ishin dhe ish-banori i Big Brother Albania, Arjan Bakalli dhe moderatorja Lisea Haxhiasllani.

Dinamika e bisedës mori një rrjedhë tjetër dhe ndonjëherë dilte jashtë kornizës së sportit. Në një moment Arjani komplimentoi Lisean për mënyrën se si ajo i sheh gjërat. Ndërsa në fund nuk e hodhi poshtë mundësinë që të pinte një kafe me të, kërkesë që u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit në studio.

Arjan Bakalli: Mua Liesa më duket shumë paqësore për shijet e mia. Mua më pëlqen që kjo ka ato reagimet dhe që e bën pak dramatike. Kjo është femër, nuk e shikon sa i ngurtë jam bërë unë për veten time. Duhet drama. Unë e adhuroj dramaticitetin, gjërat e vogla femrat arrijnë t’i bëjnë sikur janë gjërat më të rëndësishme në botë. Unë jam pak natyrë indiferente, ndoshta kështu kam qenë dhe më parë. Kur shikoj këto që kanë kaq pasion për gjëra “pa vlerë” sa bukur. Edhe jeta vetë nuk është se ka ndonjë vlerë kushedi se çfarë po ta mendosh mirë. Ndoshta dhe ajo është hiç gjë. Kështu që nëse i kalojmë gjerat kështu pa interes, jeta bëhet jo interesante. Unë si duroj dot inatet, por personat dramatik i adhuroj

Liesa Haxhiasllani: Nuk besoj se e nxjerr as unë dot në kafe.

Arjan Bakalli: E provojmë njëherë (qesh).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA