Qeveria franceze ka ekzaminuar dje draftin e parë të një ligji që kërkon nga koleksionet riatdhesimin e objekteve specifike me origjinë nga Afrika brenda një viti.

Presidenti Emmanuel Macron është zotuar në 2017 se do të kthejë objektet afrikane të marra nga Afrika gjatë epokës koloniale por muzeumet kombëtare kanë pretenduar të drejta ndaj objekteve dhe shpronësimi është penguar.

Ligji i ri që pritet të miratohet në parlament, pezullon statusin e pronësisë për të bërë të mundur kthimin e 27 objekteve fillestare të marra nga ish-kolonitë franceze Benin e Senegal.

Në një raport të vitit 2018 thuhej se akademikët Bénédicte Savoy e Felëine Sarr kishin zbuluar më shumë se 90,000 objekte nga Afrika nën-Sahariane që mbahen në koleksione frnaceze, shumica e të cilave në muzeumit e Parisit, Musée du quai Branly.

Institucioni ka njëzetegjashtë statuja të marra nga pallati mbretëror Abomey në Afrikën perëndimore në 1892, që tashmë i përket republikës së Benin.

Ligji specifikon gjithashtu kthimin e një shpate të marrë nga trupat franceze nga Omar Saïdou Tall, lideri musliman që luftoi kolonisalistët në vitet 1850. Vitin e kaluar kryeministri francez Édouard Philippe ia huaazoi shpatën presidentit senegalez Macky Sall në shenjë vullneti të mirë për rikthimin e objekteve të artit.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA