Licensimi i laboratorëve privatë nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e tamponit sipas administratorëve të klinikave private është një vendim i vonuar.

“Kjo është një teknologji që nuk ka dalë sot për hatër të koronavirusit. Por është një teknologji e cila ka vite që është në praktikën laboratorike dhe në laboratorin tonë kemi mbi 20 vjet që e bëjmë këtë teknikë. Kemi të gjithë analizatorët e nevojshëm për këtë. Analizator që janë full të automatizuara janë analizatorët e 6 muajve të fundit të instaluara me të gjithë programet e update-uara, të cilat impeltimi i PCR tek ta është një procedurë rutinë në klinikën tonë”, Dr.Vaso Llajo, administrator i Intermedica.

Instituti i Shëndetit Publik, tamponin e Covid-19, deri më tani ia ka bërë qytetarëve që kanë shenja të virusit. Por me hapjen e kufijve rregullat kanë ndryshuar, për të dalë jashtë Shqipërisë të duhet përgjigja e testit antiCovid, aktualisht kjo kategori individësh nuk e merr këtë shërbim në instancat shtetërore.

“Deri më tani ka qenë politika e Komitetit Teknik të orientuar sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë që lejoi që tamponi të bëhej në institucionet publike. Kjo fazë ka kaluar tani jemi në një fazë më problematike për pjesën sociale dhe ekonomike dhe sidomos për lëvizjen e lirë të qytetarëve”, sqaron Llajo.

Ata qytetarë që nuk marrin shërbimin pranë ISHP-së, detyrohen të trokasin në dyert e klinikave private.

“Përditë te pikat e klinikës sonë pyesin edhe për tamponin”, përfundon Dr.Vaso Llajo.

Top Channel