“Na vodhën fondet për ujësjellësin”/ Banorët e Mabes në Lezhë kërkojnë ujë

14/07/2020 12:33

Prej shumë vitesh banorët e fshatit Mabe të Lezhës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Ata bëjnë me dije se ujësjellësi para shumë vitesh e ndërtuar por që fondet janë vjedhur sipas tyre dhe në banesat e fshatit nuk ka mbërritur asnjëherë uji.

Ata janë të detyruar që në këto temperatura mjaft të larta të mbushin ujë në Lezhë ose në fshatrat aty pranë, pasi për ta blerë ujin nuk i kanë mundësitë.

Kërkesa e tyre e vetme është furnizimi me ujë pasi edhe nga puset ose shpimet që ata kanë uji nuk mund të jetë i pijshëm, pasi është i ndotur nga landfilli që ndodhet pranë këtij fshati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA