Momente paniku/ Burri kërcënon pasagjerët e aeroplanit se do t’i vrasë nëse nuk e pranojnë që Jezusi ishte një njeri me ngjyrë

14/07/2020 21:12

Një episod aspak i hijshëm është shënuar në një fluturim të linjës ajrore “Alaska Airlines” në SHBA.

Një pasagjer i veshur me maskë për fytyrën, ka përshkruar të gjithë ambientin duke bërtitur:” Do t’iu vras të gjithëve, nëse nuk pranoni që Jezusi ishte njeri me ngjyrë”.

Burri shihet duke ju afruar të gjithë pasagjerëve dhe duke i thënë, “pranojeni këtë gjë ose në të kundërt do të vdisni”. Raportohet se tre pasagjerë ndihmuan në neutralizimin e burrit. Ndërkohë pas zbritjes, policia ka arrestuar burrin dhe aktualisht ai ndodhet në ambientet e paraburgimit në burgun “King County”, në Seattle.

“Burri u bë shumë agresiv gjatë ngjitjes. Falë tre pasagjerëve situata iu rikthye normalitetit”,u shpreh një zëdhënës i “Alaska Airlines”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel