Lajmi i mirë për efektivët e Forcave të Armatosura, rikthehet pagesa shtesë e ushqimit

14/07/2020 09:44

Duke nisur nga muaji korrik, mijëra ushtarakë shqiptarë do të kenëçdo muaj në pagën e tyre, një shtesë prej 10 mijë lekësh, si kompesim për ushqimin.

Lajmin pozitiv, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçkae dha gjatë takimit me efektivët e kontingjentit të Policisë Ushtarake, të cilët nisen për në Afganistan, ku do të shërbejë në misionin e NATO-s, Resolute Support.

Çdo investim në armë e sisteme do të kishte qenë i mangët nëse nuk do të ishte shoqëruar me një përpjekje po aq serioze e të qëndrueshme për të investuar tek burimet njerëzore të FA. Unë sot jam e lumtur t’ju jap një tjetër lajm të mirë në këtë drejtim. Për një vendim të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, që ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të qeverise e kryeministrit Rama, i cili i jep një zgjidhje dinjitoze një problemi të bartur prej shumë vitesh.Miratimi prej 10 mijë lekësh (100 mijë lekë të vjetra) si  shtesë në pagat mujore të ushtarakëve nuk është thjesht një zhvillim me impakt të konsiderueshëm pozitiv në buxhetet familjare të ushtarakëve, por edhe një shenjë vlerësimi për punën tuaj të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve duke e bërë FA institucionin më të besuar për shqiptarët.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Gjatë vizitës së saj në Policinë Ushtarake, ministrja Xhaçka inspektoi mjediset e reja të ndalimit disiplinor, financim i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëTiranë.

“Bashkëpunimi dhe mbështetja nga aleatët, veçanërisht nga ata amerikanë, sidomos gjatë dy viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Falë kësaj mbështetje ia kemi dalë të përforcojmë çdo element të FA, që nga logjistika e transporti, e deri tek mbulimi i territorit me radar, sisteme armatimi apo flota e helikopterëve “BlackHaëk” që na jep sot disa kapacitete luftarake që as nuk i imagjinonim pak vite më parë. E sigurisht, nuk mund të mos përmend bazën e Kuçovës, që nuk është thjesht një investim i jashtëzakonshëm në terma infrastrukture, logjistike e kapacitetesh ajrore, por edhe një afirmim i rëndësisë strategjike të Shqipërisë për Aleancën”, tha ministrja Xhaçka.

FOTO GALERI
7/19

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë