Në komunizëm mund të ishe objekt i kritikave për shfaqe të huaj qe në gjëra të thjeshta si përshembull të guxoje në mënyrën se si vishesheshe apo dukeshe, por edhe po të lexoje literaturë të huaj. Autorë të së cilës janë disa prej shkrimtarëve më të lexuar sot; si Gjergj Fishta, Petro Marko, Anton Arapi etj.
Një ekspozitë me disa nga këto tituj, shkresa, apo libra të ndaluar, si dhe urdhrat qe vinin në lëvizje një mekanizëm të tërë.
“Mendojmë që është një ekspozitë që përputhet edhe me tematikën e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Kjo ekspozitë pasqyron historikun e censurës gjatë diktaturës. Ka një simbolikë te vecantë, sepse bëhet pikërisht në vendin ku ishte selia e drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Që kishte si funksion kryesor gjetjen e armiqve, e ndonjëherë dhe prodhimin e tyre”, shprehet Demollari.
Një kartolinë e portetit “Motra Tone” ndalohet të hidhet në karton, sepse kryqi i saj mund të lejonte keqpërdorimin nga ata që ruajnë ende koncepte fetare.
Arshi Pipa, por edhe disa vepra të Kadaresë apo Agollit ishin të ndaluara në periudha të caktuara.
“Shohim qe fillimisht janë autorë të cilët ishin të shpallur armiq, sepse kishin bashkëpunuar me okupatorët, por më vonë janë edhe persona që dënohen pa pasur nevojën e një vendimi gjyakte.”, tha Etleva Demollari.
Kur një figurë ndalohej, fillonte spastrimi plotë i veprës së tij. Rasti këtu është i Musine Kokalarit.
“Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” vjen edhe me një kontribut shumë modest sepse kemi pasyqruar dosa nga dokumentat e dosjes së Musine Kokalarit, e cila është nje nga autoret e para shqiptare, vepra e së cikës u ndalua gjatë rregjimit komunist. “Te mos lirohet me kusht, sepse ajo në mënyrë shumë të hollë dhe të rafinuar ka zhvilliar agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”, thotë Etleva Demollari.
Librat e rezervuar mund të merreshin me anë të lejeve të vecanta, ndërsa ato shumë të rezervuar jo!
Top Channel