Hetimi për Tirana-Bylis/ Refik Halili mohon akuzat: Skuadra është e pastër

14/07/2020 20:30

Janë mbyllur seancat dëgjimore të komisionit të etikës së FSHF-së në ditën e dytë ku kanë qenë të pranishëm drejtues dhe futbollistë të Tiranës.

Menjëherë pas seancës së parë dëgjimore, presidenti Refik Halili, ritheksoi faktin se Tirana është jashtë çdo dyshimi për trukim ndeshjesh.

Ndërkohë trajneri Emanuel Egbo,pas seancës dëgjimore theksoi se gjithçka ka thënë në komision, ishte e karakterit teknik.

Ndërkohë Tirana luan ditën e mërkurë, përballë Bylisit në kryeqytet, për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së kupës.

E para e luajtur në Ballsh përfundoi në shifrat, 2-1 në favor të skuadrës ballshiote. Ndërkohë nga kjo ndeshje përcaktohet finalistja që do t’i çojë në finalen e madhe në “Air Albania Stadium” me 2 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA