Fiks Fare trajtoi rastin e një zonjë nga Luz i Madh Kavajë, Refije Xhani, që para tre vitesh i kanë vrarë djalin 25 vjeç për një plep nga një komshi dhe nuk kërkon që edhe djali tjetër të ketë të njëjtin fat.

Ajo ankohet në Fiks Fare se komshiu nuk e lë të kalojë dhe të punojë tokën e saj të cilën e ka me çertifikatë pronësie. Që në vitin 2003 ka një vendim të formës së prerë për 220 m2 të cilat duhet t’i gëzojë, por përmbarimi kur ekzekutoi vendimin, vendosi një gardh, i cili u prish nga komshiu që janë në konfikt.

Përmbarimi i ka lënë edhe një rrugë ku komshiu mund të kalojë, mbi tokën që është sërish pronë e familjes Xhani. Por edhe ky lëshim nuk e ka shuar konfliktin.

Administratori i Njësisë Administrative Lekaj thotë që vendimi i prokurorisë ku shprehet se kjo çështje duhet të zgjidhet nga njësia dhe vendos mosfillimin e procefimit penal është arbitrar. “Ky vendim nuk mund të zbatohet nga ne” pohon administratori.

Refije Xhani në një intervistë për Fiksin thotë që ka që në 2003 që sorollatet për këtë problem, por tokën nuk po e gëzon dot. Ajo kujton me lot në sy që djali i saj 25 vjeç u vra nga një komshi për një plep, dhe i ka mbetur vetëm djali 20 vjeç. Nuk dua të kaloj në vetgjyqësi thotë ajo. Në tokën e saj ajo tregon se komshiu ka prishur gardhin e vendosur nga përmbarimi, edhe pse këta të fundit po në tokën e saj i kanë lënë rrugë kalimi vetëm që ky konfikt të shuhet. Por komshiu nuk bindet dhe nuk e lejon familjen Xhani të futet në pronën e vetë. Në këto kushte znj Refie tregon se i janë drejtuar prokurorisë me një kallzim, por kjo e fundit vendosi mosfillim procedimi dhe ja kaloi Njësisë Administrative Lekaj, për ta zgjidhur.

Në kohen kur gazetarët po filmonin pronën, në banesë doli fqinja me të cilën kanë konfikt dhe na paralajmëroi që të mos filmonim. Ajo nuk pranoi të jepte intervistë edhe pse gazetarët e thirrën disa herë. Ajo nuk doli fare nga banesa.

Bashkë më çiftin Xhani gazetarët ju drejtuan Njësisë Administrative Lekaj. Behxhet Beu, administratori nuk ishte aty por nëpërmjet telefonit ai tha se është në dijeni të problemit, por vendimi i prokurorisë është arbitrar. Ata nuk kanë mundësi ta zgjidhin këtë problem edhe pse janë ulur disa herë me palët. Ai është i bindur që edhe sipas dokumentacionit prona është e familjes Xhani. Ai thotë se i ka bërë edhe një kërkesë bashkisë dhe do të ulen edhe njeherë me specialistët për ta diskutuar.

Pas kthimit të grupit të xhirimit në Tiranë, djali i zonjës që nuk pranoi të japë informacion pretendoi se gazetarët nuk e kishin kontaktuar fare.
Nëpërmjet telefonit ai tha se prindërit e tij shumë shpejt do të vinin në Tiranë për tu sqaruar. Por, pas një takimi me gazetarët ata nuk pranuan të japin intervistë dhe ngritën pretendimin që fqinjët, nëse duan që konflikti të shuhet, edhe pse janë pronarë të tokës, duhet t’i japin atyre jo 2 metra rrugë sa i kanë dhënë aktualisht por 4 metra.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA