Covid, Kosova shton mjekët/ Në spitale janë 300 persona të shtruar

14/07/2020 15:14

Pas katër muajsh përballje me rritje të vazhdueshme të pacientëve me coronavirus, Kosova ka shtuar trupat e mantelbardhëve.

Ministria e Shëndetësisë ka punësuar 50 mjekë dhe 62 infermierë të cilët do t’i bashkohen stafit mjekësor për kujdesin ndaj pacientëve me coronavirus, ndërsa në proces të rekrutimit janë edhe 100 infermierë.

Përveç shtimit të kapaciteteve njerëzore, ministria ka filluar edhe riorganizimin e spitaleve.

Spitali i Vushtrrisë tash e tutje u tha se do të pranoj vetëm pacient me virus.
Kosova ka shënuar gjithsej të 5.118 raste pozitive me coronavirus.

Prej tyre, 2640 janë aktive, 300 prej të cilëve po marrin trajtim mjekësor në QKUK dhe Spitalet Rajonale kryesisht me oksigjenoterapi.

Top Channel