Miku i Maxwell: Ajo dhe Epstein kanë video të dy politikanëve të SHBA me vajza minorene

13/07/2020 18:40

Një grabitës i njohur bizhuterish që përdor pseudonimin William Steel thotë se kishte miqësi personale me Jeffrey Epstein e Ghislaine Maxwell dhe se ata i kanë treguar video të “dy politikanëve të lartë amerikanë duke bërë seks me vajza minorene”.

Ai thotë se dyshja e kishte detyruar të shikonte videot për të provuar pushtetin e tyre, dhe mbureshin se “i kishin në xhep” figura me influencë dhe liderë botërorë.

Steel tha për të përditshmen The Sun:Ata donin të më bindnin për fuqinë e tyre dhe për ata që kishin nën kontroll. Ata mburreshin se kishin në dorë njerëz me influencë. I kam parë videot e njerëzve të fuqishëm, të famshëm, figura botërore, në video seksi, në treshe e në orgji me minorene”, thotë miku i tyre.

I njohuri i tyre përmendi gjithashtu dy emra të njohur të politikës së SHBA që ishin në videot me vajza minorene.

Ai shton se Maxwell ishte më shumë entuziaste për të treguar videot sesa Epstein.

“Ghislaine kërkonte më shumë që të shikoja videot sesa Jeff. Kur je në një situatë si kjo duhet të bësh sikur nuk je paragjykues, por ishte shokuese”, thotë ai.

Ata donin të mburreshin me mua por dhe të më frikësonin, ishin të fuqishëm, sepse njihnin njerëz në të gjithë botën”.

Steel thotë se Epstein e Maxwell blenin regullisht bixhuteritë e tij të vjedhura për t’ua dhënë si dhuratave vajzave të reja që abuzonin.

“Ata vetë nuk kishin nevojë për të blerë bixhuteri të vjedhura. I blenin si dhurata për të joshur apo impresionuar vajzat e vogla që abuzonin,” shpjegon ai.

Steel thotë se ka njohur Epstein në mesin e viteve 1990 në një dyqan diamantesh në Palm Beach, Florida.

“Ishim në një dyqan diamantesh të rangut të lartë, ku nuk lejoheshin brenda më shumë se dy-tre njerëz njëherësh. Pashë Jeff  me një vajzë që dukej rreth 13 apo 14 vjeç dhe ai i kishte vënë dorën në të pasme. Aty e kuptova që kishte diçka të pisët. Unë kisha rreth 200,000 dollarë në bixhuteri që duhet të shisja prandaj nisa një bisedë me të. Unë asokohe isha një i ri ambicioz nga New York City, e pashë arrogancën dhe pasurinë e tyre dhe e konsiderova një mundesi për t’i mjelur”.

Steel shpjegon më tej se ai dhe Maxwell u bënë “intimë.”

“Më vonë u njoha dhe me Ghislaine dhe prej atëherë kemi pasur disa herë marrdhënie intime. Nuk ishte një marrdhënie, ishte një lidhje seksuale biznesi, ajo dëshironte të më përdorte për ato që mund të ndihmoja në punën e tyre”.

Steel nuk humbet rastin të qartësojë se nuk ka bashkëvepruar asnjëherë me ndonjë nga vajzat nën moshë me të cilat shoqërohej Epstein.

FOTO GALERI
2/5
Ajo është vendosur në mbikqyrje vetëvrasjeje në burgun e Merrimack në SHBA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA