“Miku i besuar” përdhunon e vret baristen 20 vjeçare duke e shoqëruar për në shtëpi

13/07/2020 21:53

Një vrasës që ishte “i besuar” për të shoqëruar për në shtëpi një vazjë të re, e vrau dhe e përdhunoi para se ta hidhte trupin e saj gjysmë të zhveshur buzë një liqeni.

20 vjeçarja Keeley Bunker u zbulua nga xhaxhai i saj që nisi të ulërinte kur e gjeti në liqenin e një parku në Tamworth, në Angli vitin e kaluar, pasi ajo kishte shkuar në një event muzikor me një shok.

Prokuroria tha sot në gjyq se zonjusha Bunker, e cila ishte vetëm 150 cm e gjatë, u vra nga shoku i saj i “besuar” Wesley Streete, i cili ishte përpjekur të mbulonte trupin e saj me degë peme.

Disa ditë më herët ajo kishte festuar ditëlindjen e 20-të dhe të nesërmen do të shkonte në një intervistë pune.

Autori i dyshuar Streete, edhe ai 20 vjeç dhe pa një adresë fikse, i tha shoqes së ngushtë të viktimës se do ta shoqëronte për në shtëpi zonjushën Bunker, por prokurorët thanë se ai tha “gënjeshtër pas gënjeshtre”, dhe se pretendonte se ajo ishte ende gjallë pasi u takua me të njohur të tjerë.

Gjykatësi dëgjoi të thuhej se natën e 18 shtatorit Bunker kishte qenë në një koncert në Birmingham dhe pas eventit ajo, vrasësi i dyshuar dhe të njohur të tjerë kishin dalë nëpër bare.

Streete përshkruhej nga dëshmitarë se në bar kishte qenë “shumë i pirë” duke konsumuar rreth trefishin e alkoolit që pinin vajzat.

Pasi u kthyen me taksi ne Tamworth, shoqja e Bunker i kishte ofruar të qëndronte në shtëpinë e saj për një natë, por ajo kishte refuzuar, tha oficeri i çështjes Jacob Hallam.

Ajo i kishte thënë: “Jam me Wes, ai jeton pranë meje, do të më shoqërojë ai.”

Por babai i saj Christopher e raportoi atë të humbur rreth orës 17.30 të ditës tjetër dhe rreth orës 21.00 xhaxhai i saj gjeti trupin e të ndjerës në park.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/5
20 vjeçarja Keeley Bunker u zbulua nga xhaxhai i saj që nisi të ulërinte kur e gjeti në liqenin e një parku në Tamworth

Top Channel