Kosovë/ Policia dhe inspektorët ndalojnë qytetarët pa maska

13/07/2020 12:59

Policia e Kosovës po ndalon qytetarët në sheshet e Prishtinës dhe po u kërkon atyre qe të vendosin maskën mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Mbajtjen e maskave nga ana e qytetarëve po e mbikëqyrë në teren Inspektorati komunal i Prishtinës.

Qytetarët të cilët po hasen pa maska po ndalohen dhe të njëjtëve po u thuhet se duhet t’i mbajnë dhe po u tregohet se për veprime te tilla mund të shqiptohen dënime.

Prej sot qytetarët do të informohen nga policia dhe inspektorati për domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës, ndërkohë pas disa ditësh do të fillojë edhe shqiptimi i masave ndëshkuese ndaj atyre qe nuk i bartin ato.

Top Channel