Gjendet një trup në kërkimet për aktoren amerikane Naya Rivera, të zhdukur në liqenin Piru

13/07/2020 19:41

Policia amerikane njoftoi sonte se një trup është gjetur nga grupet e shpëtimit, në kërkim të aktores Naya Rivera, e cila u zhduk gjashtë ditë më parë duke bërë banjë në liqenin Piru.

Sherifi i Ventura dha lajmin me një postim në Twitter.

“Një trup është gjetur sot në liqenin Piru dhe tani po kryhet rekuperimi i tij. Një konferencë shtypi do të vijojë”, thuhej në njoftim.

Lajmi vjen teksa sot babai i aktores po ndihmonte në kërkimet për të bijën e humbur.

Djali i saj 4-vjecar u gjet i vetëm në barkën e marrë me qera dhe i tha policëve se nëna u hodh në liqen dhe nuk u kthye më.

Policia kishte deklaruar më parë se aktorja e serialit amerikan “Glee” supozohet e vdekur.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel