Tjetër rast në Bulqizë/ Mekaniku i minierës së kromit me Covid-19, si dyshohet që u infektua
12/07/2020 12:30
Një tjetër rast me Covid-19 është regjistruar në Bulqizë.
Burime pranë Njësisë Vendore të Shëndetit Publik Bulqizë bëjnë me dije se personi i infektuar është një mekanik në minierën e kromit. Sipas DShP-së Bulqizë dyshohet se i prekuri ka patur kontakte me vëllanë e mjekut epidemiolog te infektuar, Afrim Sula, të cilët rezultuan pozitivë.
Bëhet me dije se ky është rasti i dytë në minierën e Bulqizës. Ndërkohë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë edhe 19 tamponë të tjerë për hetim të rasteve.
Top Channel