Juventus arrin të evitojë një humbje shokuese në Serinë A italiane ndaj Atalantës në ndeshjen e javës së 32 të kampionatit.
Në Allianz Stadium skuadra bardhezi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me atë bergamaske duke marrë 1 pikë që e çon në 8 pikë diferencën me Lazion që ishte mposhtur nga Sassuolo.
Ishte një ndeshje që ashtu siç pritej rezultoi vërtet shumë e bukur. Atalanta dominoi në pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazhin 1-0 pas golit të Zapatës të shënuar që në minutën e 16 të saj. Pas pushimit të ndeshjes, bardhezinjtë reaguan dhe barazuan rezultatin me një 11 metërsh të kthyer në gol nga Cristiano Ronaldo.
Por Atalanta kishte ende për të thënë dhje 10 minuta nga fundi i ndeshjes mori sërish avantazhin me Malinovsky duke e çuar rezultatin 2-1. Por, teksa përgatitej për fitoren, skuadra e Gasperinit mori një tjetër goditje teksa u akordua një tjetër 11 metërsh në favor të Juventusit që edhe këtë radhë u ekzekutua saktë nga Ronaldo duke çuar rezultatin në 2-2 me Juventusin që vijon arratinë e saj, ndërkohë që duket se tani lufta në Serinë A do të jetë për vendin e dytë mes Lazios, Atalantës e Interit.
Top Channel