Orges Shehi e ka të qartë se asgjë nuk është në dorën e Kukësit sa i përket titullit kampion. Pas fitores së thellë me Teutën, trajner durrsak i verilindorëve u shpreh:
“Vazhduam aty ku e lamë. Nuk është në dorën tonë. Luajtëm ndaj kundërshtarit më të mirë të momentit. Kjo ishte puna, duhej ta vlerësonim ndeshjen tonë. E kemi ndjekur kundërsharin, por duhet të bëjmë punën tonë.”
Shpërthimi i sulmuesit Cooper: Cooper po shfaqet mirë. E penalizoi pak panedmia, sepse u mbyll në shtëpi dhe po merr besimin nga të gjithë ne. Po e ndihmon dhe skuadra. Është i ri premtues. Po bën shumë mirë, kur i jepet mundësia.
Shanset për titullin: Kampionati nuk është në dorën tonë. Shpresojmë që kundërshtari të gabojë. Për dy javë jemi në 4 pikë diferencë nga 9. Nuk di të them me përqindje sa shansi kemi. 5 gola ndaj dy kundërshtarëve është vërtet shumë.
Penalltia e Musollit: Musolli s’është fare në listë për ekzekutimin e penalltive. Kishte mirëkuptimin tim dhe të lojtarëve. Nuk e merr guximin herë tjetër. Edhe ne u munduam të ruanim energjitë, sespe kemi ndeshjen të mërkurën. Prandaj duhet t’i bënim shpejt zëvendësimet dhe të menaxhonim lojën. Nuk është situatë normale të luash çdo 3 ditë me këtë vapë dhe pas një mungese të gjatë. I kuqi i Krasniqit? Nuk jam i kënaqur për kartonin e kuq. Kemi 3 qendërmbrojtës. Mbase kur rivali ka 2 kartona të kuq e humbet përqëndrimin. Nuk jam shumë i kënaqur që do të na mungojë qendërmbrojtësi për ndeshjen e ardhshme.
Top Channel