‘Dorëzohet’ Trump, vendos maskën gjatë një vizite në spital

12/07/2020 07:35

Për herë të parë që nga momenti kur ka shpërthyer pandemia e Covid-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amërikës, Donald Trump ka vënë maskë.

Trump vendosi maskën teksa bëri një vizitë në spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër përdorimit të maskës por besoj se përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend”- tha Trump ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trump nuk është parë asnjëherë të vendosë maskën në takime dhe vizita të tjera, madje ai tallte rivalin demokrat, Joe Biden për vënien e maskës.

Pas vizitës së tij të shtunën, Trump tha: Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në një ambjet të veçantë ku disa ushtarë dhe njerëz sapo kishin dalë nga salla e operacionit, mendoj se është e shkëlqyer vënia e maskës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA