
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë publike disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë, kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që të mos marrin vendim për mbylljen e xhamive.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një adresim publik tha se Bashkësia Islame është e përkushtuar të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për të ruajtur shëndetin publik.
Myftiu tha se kanë marrë vendim që përveç tjerash të bëhet pezullimi i mësim besimit dhe shkollës verore në të gjitha xhamitë e Kosovës, të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare, të rinjtë nën moshën 16 vjeçare dhe të sëmurët kronik të falen në shtëpi.
BIK thotë se besimtarët obligohen që të mbajnë maska gjatë faljes në xhami, të përdorin sexhadet e tyre personale, të përdorin dezifenktuesit me rastin e ardhjes në xhami, të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare të falen në shtëpi, të rinjtë nën moshën 16 vjeçare të falen në shtëpi dhe të sëmurit me sëmundje kronike të falen në shtëpi.
“Ftojmë besimtarët që ti përmbahen në përpikëri të gjitha vendimeve dhe rekomandimeve të dala nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit. Falënderojmë të gjithë besimtarët për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre në përballje me pandeminë dhe ruajtjen e shëndetit. Lusim Zotin Fuqiplotë që me mëshirën e Tij të pakufishme sa më parë të largoj këtë epidemi nga mesi jonë dhe bota mbarë të jetojë në paqe e qetësi”, përfundon njoftimi i BIK-ut.
Po ashtu, Tërnava ka bërë të ditur se besimtarët obligohen të mbajnë maska në xhami, shkruan REL. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra. Ndërsa, janë shënuar 101 raste të vdekjeve.
Top Channel