72 orë në jug të Shqipërisë/ Gjithçka çfarë ndodhi në “PërPuthen”…

12/07/2020 14:50

Në jug të Shqipërisë, u realizuan takime si asnjëherë më parë në rubrikën “PërPuthen”.

Margaret me dy të zgjedhurit e saj, Brikeno dhe Dejvi, kaluan disa momente romantike mes tyre. Një gotë shampanjë, të shtrirë në vaskë, kështu vendosën të kalonin disa çaste Brikeno dhe Margaret.

Ndërsa me Dejvin, bukuroshja brune kaloi disa momente në plazh, ku sqaruan shumë gjëra nga marrëdhënia e tyre. Ndërkohë zhvillime të reja kishte dhe nga Edona. Artenisi, e ka shprehur që ka rënë në dashuri me të dhe në takimin që kishin në ambient të hapur në natyrë, ai ia rikonfirmoi sërish atë gjë duke i thënë që “unë do të luftoj për ty deri në fund”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta