Shumë po humbin para nga Covid-19, e në këtë listë bën pjesë dhe ylli i kinemasë, Robert de Niro.
Aktori i famshëm hollivudian rrëfeu se pandemia i ka dhënë një goditje të fortë zinxhirit të restoranteve të tij Nobu dhe hotelit Greenwixh, të cilët prej muajsh janë mbyllur pjesërisht. Në prill, Nobu humbi tre milionë dollarë e në maj, edhe 1.87 milionë të tjera duke e detyruar de Niron të merrte hua sepse nuk kishte likuiditetin e nevojshëm për të paguar një grup investitorësh.
Nga ana tjetër dhe ish bashkëshortja e tij, Grace Hightower, me të cilën aktori ka qenë i martuar për 11 vjet deri kur nisën procedurat e divorcit në 2018-tën, u ankua në gjykatë se ylli hollivudian i kishte reduktuar shumën e parave që duhet t’i paguajë. Avokatja e De Niros e mbrojti klientin e saj duke shpjeguar problemet e tij financiare, e tha gjithashtu se pakti mes ish bashkëshortëve ishte që De Niro t’i paguajë Hightower një milionë e gjysmë dollarë kur të ardhurat e tij kapërcejnë 15 milionë dollarët ne vit.
Çështja sipas avokates është se tani që të ardhurat e tij kanë rënë, atëherë edhe kontributet mujore për ish gruan, do të zvogëlohen.
Top Channel