OBSH: Dyfishohen rastet me COVID në botë, vetëm gjatë 6 javëve të fundit

11/07/2020 03:50

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën u dyfishua gjatë gjashtë javëve të fundit.

Në konferencën e tij të rregullt për shtyp nga selia e OBSH-së në Gjenevë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vetëm veprimet agresive të kombinuara me bashkim kombëtar dhe solidaritet global mund të sprapsin pandeminë. Ajo që është e nevojshme tha zoti Tedros, që nga vendet ku ka një rritje të shpejtë të rasteve, në vendet që po heqin kufizimet dhe tani po fillojnë të shohin që rastet të shtohen përsëri, është udhëheqja, pjesëmarrja e komunitetit dhe solidariteti kolektiv.

Drejtuesi i OBSH-së tha se ka shumë shembuj nga e gjithë bota ku, edhe kur shpërthimi i virusit ishte në pikën më të lartë, ai përsëri u arrit të vihej nën kontroll. Ai përmendi Italinë, Spanjën dhe Korenë e Jugut dhe Dharavin – një zonë e dendur në Mumbai – si histori suksesi. “Një përqëndrim i fuqishëm në angazhimin e komunitetit dhe testimin, gjurmimin, izolimin dhe trajtimin e të gjithë atyre që janë të sëmurë, është thelbësor për të thyer hallkat e transmetimit dhe zhdukjen e virusit,” tha ai.

Tedros vuri në dukje edhe një herë se kufizimet e vendosura për arsye të COVID-19 kanë bllokuar zinxhirët e furnizimeve që tradicionalisht kanë siguruar imunizime rutinë për kombet më të varfra në botë. Këto ndërprerje mund të nënkuptojnë një rritje të rasteve të një sërë sëmundjesh si fruthi, poliomieliti dhe malarja. Ai tha se agjensia e . tij vazhdon të punojë me partnerët për të siguruar që njerëzit me të varfër dhe më të margjinalizuar në botë të kenë përparësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA