Nju Jork: Në lagjet e varfra, 68% e të testuarve kanë krijuar imunitet!

11/07/2020 13:50

Të dhënat e reja tregojnë se në lagjet e punëtorëve dhe ato të minoriteteve të goditura më rëndë nga koronavirusi në Queens të New York-ut, shumë njerëz po dalin pozitivë në testin e antitrupave.

Sipas shifrave të publikuara nga New York Times, më shumë se 68% e personave në një klinikë të kësaj zone rezultuan pozitivë për antitrupa, dhe 56% patën të njëjtin rezultat në një klinikë tjetër në Jackson Heights.

CNN po ashtu i konfirmoi këto të dhëna. Ndërkohë, në një klinikë në Cobble Hill, një lagje e pasur e banuar kryesisht nga të bardhë, niveli I atyre që rezultuan pozitivë për antitrupa, ishte vetëm 13%.

Të gjitha këto tregojnë se komunitetet e pakicës dhe ato të përbëra më shumë nga punëtorë të thjeshtë, të cilet janë goditur më rëndë nga koronavirusi, mund të jenë të parët në fakt që arrijnë të krijojnë imunitet ndaj sëmundjes. Doktor Daniel Frogel, zv/presidenti i operacioneve mjekësore në CityMD, këmbënguli megjithatë se pyetja e vërtetë tani është nëse këto antitrupa nënkuptojnë realisht se njerëzit e këtyre zonave janë imunë ndaj sëmundjes.

Ai thotë se duhet të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm. “ A janë vërtet të mbrojtur? Sa kohë do të zgjasë kjo? Duhet të jemi të kujdesshëm me këshillat që japim. Nuk mund t`I themi njerëzve të sillen ndryshe, të mos mbrojnë veten, të mos mbajnë maska”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA