LIVE/ Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, Teherani lëshon breshëri raketash drejt Tel Avivit. SHBA tenton të sigurojë Hormuzin
Dy njerëz kanë vdekur mbrëmë, kur një turist britanik ka rënë nga kati i shtatë i një hoteli luksoz në Costa Del Sol, duke vrarë dhe një person tjetër që zuri poshtë vetes.
Pushuesi ra mbi spanjollin që po konsumonte një pije mbrëmë vonë në rezortin e Marbella-s. Autoritetet që dhanë njoftimin nuk emëruar asnjë nga viktimat por britaniku përshkruhej si një 50-vjeçar që ishte me pushime me familjen e tij.
Incidenti ndodhi në ora 1.45 të mëngjesit në hotelin me pesë yje Gran Melia Don Pepe. By burrat kishin vdekur në moment.
Një zëdhënës i policisë së Malaga-s, e cila po heton ngjarjen tha: “Konfirmoj se dy burra kanë vdekur në Marbella, një prej të cilëve binte nga kati i shtatë i ndërtesës mbi viktimën tjetër. Jemi duke hetuar ngjarjen. Britaniku ishte rreth 50 vjeç, kurse spanjolli që po pinte një pije në tarracën e poshtme të hotelit ishte 43 vjeç”.
Top Channel