Dy të vdekur/ Turisti bie nga kati i shtatë i hotelit dhe…

11/07/2020 19:28

Dy njerëz kanë vdekur mbrëmë, kur një turist britanik ka rënë nga kati i shtatë i një hoteli luksoz në Costa Del Sol, duke vrarë dhe një person tjetër që zuri poshtë vetes.

Pushuesi ra mbi spanjollin që po konsumonte një pije mbrëmë vonë në rezortin e Marbella-s. Autoritetet që dhanë njoftimin nuk emëruar asnjë nga viktimat por britaniku përshkruhej si një 50-vjeçar që ishte me pushime me familjen e tij.

Incidenti ndodhi në ora 1.45 të mëngjesit në hotelin me pesë yje Gran Melia Don Pepe. By burrat kishin vdekur në moment.

Një zëdhënës i policisë së Malaga-s, e cila po heton ngjarjen tha: “Konfirmoj se dy burra kanë vdekur në Marbella, një prej të cilëve binte nga kati i shtatë i ndërtesës mbi viktimën tjetër. Jemi duke hetuar ngjarjen. Britaniku ishte rreth 50 vjeç, kurse spanjolli që po pinte një pije në tarracën e poshtme të hotelit ishte 43 vjeç”.

FOTO GALERI
1/3
Pushuesi ra mbi spanjollin që po konsumonte një pije mbrëmë vonë në rezortin e Marbella.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA