Britanikët vërshojnë bareve në të premten e parë të alkoolit pas koronavirusit (FOTO)

11/07/2020 17:11

Britanikët e etur për alkool vërshuan mbrëmë në bare, pub-e e më pas në “fast food-e”, në të premten e parë të shthurjes pas izolimit të koronavirusit.

Grupe të rinjsh në Londër, Leeds, e Machester shiheshin me pije në duar me miqtë e tyre, dhe më pas me ushqimet e shpejta si kebape apo peshk me patate në orët e para të mëngjesit.

Ishte e qartë se mbajtja e distancës sociale qe problemi më serioz në bare dhe fast-food.

Menaxherët e vendeve të pritjes thanë se nuk mund të detyronin klientët e rinj të mbanin distancën, sidomos pas dy apo tre pijeve të konsumuara.

“Është shumë e vështirë të komunikosh me klientët, t’u thuash atyre që të sillen mirë, sidomos pas dy apo tre pijeve. Çështja bëhet më problematike kur ka tavolina me vajza të bukura dhe një tjetër me djem të bukur që ngatërrohen me njëri-tjetrin duke u afruar pije. Atyre nuk ke çfarë t’i bësh”, tha menaxherja e barit Jaguar Shoes në Leeds, Louise Chauvin.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel