Krijimi i Bibliotekës Kombëtare një shekull me parë ka patur jehonë ne shtypin e kohës. Në këtë ekspozitë janë pasqyruar disa nga revistat më të rëndësishme të asaj kohe, por njëkohësisht edhe çka thuhej.

Cilat ishin thirrjet në shtypin e kohës karshi pasurimit të Bibliotekës Kombëtare. Këtu kemi “Gazetën e Korçës”18 gusht 1920. Këtu janë disa qarkore që publikohen për herë të parë për publikun, këtu në Muzeun Historik Kombëtar. Ku përveçse jehonës për çeljen e saj bëhet thirrje sidomos për pasurimin e saj.

Fillimisht kishim bibliotekën shtetërore si pjesë e Ministrisë së Arsimit. Në ‘22 pastaj u krijua Biblioteka Kombëtare dhe është e rëndësishme të kujtojmë që është institucioni i parë qëndror kulturor i shtetit të ri shqiptar. Është një nga vendimet e para të Kongresit të Lushnjës për krijimin e Bibliotekës Kombëtare.

Ky është një moment homazhi për lexuesit e bibliotekës ndër vite. Për emrat qe e drejtuan atë, por sidomos për ata që e krijuan. Që dhuruan libra apo fonde në pasurimin e saj.

Nëse sheh mjaft nga dokumentat e dhëna këtu vëren një gjë që për fat të keq sot nuk është e pranishme sa duhet. Ndjenjën e misionit. BK u krijua në radhë të parë si kontribut individësh të cilët ndjenin misionin për t’i falur Bibliotekës libra, para, për të blerë libra për historinë e Shqipërisë.

Komunitet e ndryshme, shqiptarët e diasporës, dhuruan nga pasuria e tyre për këtë mision. Por sot, pas 100 vitesh e një koleksioni prej më shumë se 1 milionësh librash e sendesh me vlerë me rëndësi është ripërtëritja e Bibliotekës

Është e rëndësishme qe ky koleksion të pasurohet, të ruhet, por më shumë të jetë i aksesueshëm nga njerëzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA