Gjyqi i Johnny Depp/ Aktori akuzohet se qëlloi gruan me celular gjatë sherrit për “ndyrjen” e krevatit

10/07/2020 16:57

Sot në ditën e katërt të gjyqit të Johnny Depp u tha se aktori i Holliwood-it ka qëlluar me një celular ish-gruan e tij, Amber Heard duke e quajtur “Amber Turd” (Amber jashtëqitja), pasi ajo kishte ndyrë krevatin e tyre me jashtëqitje, pas një sherri në ditën e ditëlindjes së saj të 30-të.

Në gjykatë u treguan foto të fytyrës së lënduar të Heard-it, pasi ajo pretendonte se Depp e qëlloi me celular teksa konfliktoheshin për “incidentin e defekimit” një muaj pasi legjenda e Hollywood kishte vendosur ta divorconte.

Aktori tha se besonte se Heard ishte përgjegjëse për defekimin, por gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se mund ta kishte bërë dhe miku i saj ‘vulgar’ transseksuali iO Tillet Wright.

Depp kishte ardhur dy orë me vonesë në festën e ditëlindjes së Heard-it më 21 prill 2016, dhe u justifikua për këtë se kishte marrë disa lajme të këqija financiare dhe po tymoste kanabis për të çliruar stresin.

Pas përshkallëzimit të situatës, Heard-i pretendon se ish-burri lëshoi drejt saj një shishe shampanjë dhe e shtyu përtokë. Depp thotë nga ana e tij se Heard kishte pirë shumë dhe e kishte sulmuar teksa po lexonte në krevat, duke e qëlluar me grusht në fytyrë, para se ai t’i kapte krahët për ta ndaluar.

Depp thotë se një ditë më vonë Heard ose një nga miqtë e saj “defekoi” në krevatin e tyre martesor. Ai shtoi se ditën tjetër, Heard i tha administratorit të ndërtesës se ishte vetëm një “shaka e pafajshme” – çka ishte dhe pika ku Depp vendosi ta divorconte.

Ai mohon se feçet mund të ishin bërë nga qeni i tyre i vogël, por mund të jenë bërë nga transseksuali Wright.

Depp është duke paditur të përditshmen britanike “The Sun” për shpifje pasi e ka quajtur ‘rrahës i grave’ në një prej titujve të saj. Ai i quan akuzat “mashtrime” dhe akuzon se Heard-i ka abuzuar me të gjatë martesës.

FOTO GALERI
1/31
Heard pretendonte se Depp e qëlloi me celular teksa konfliktoheshin për ‘incidentin e defekimit'

Top Channel