Aksident në rrugën Prrenjas-Librazhd/ Makina përplas këmbësorin, arrestohet 28-vjeçari

10/07/2020 20:25

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Prrenjas të Elbasanit.

Mësohet se në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrenjes, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas vënies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

Top Channel