400-500 euro për person/ Arrestohet 21-vjeçari në Elbasan, po transportonte 9 shtetas të huaj

10/07/2020 19:29

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan pasi u kap duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 – 500 euro për person.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, policët organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Mengel”, në kuadër të operacionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamëz, Tiranë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel