Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka publikuar raportin “Government at a Glance: Western Balkans”, i cili fokusohet në qeverisjen publike duke përfshirë fusha si financat dhe ekonomia, punësimi në sektorin publik, institucionet, praktikat dhe procedurat e buxhetit, menaxhimi i burimeve njerëzore, prokurimet publike, qeverisja digjitale, rezultatet e qeverisjes dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Ky raport analizon qeverisjen në të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi), duke i krahasuar me njëra-tjetrën dhe me vendet e OECD-së (Australia, Austria, Belgjika, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Izraeli, Italia, Japonia, Korea, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Meksika, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA).
Në qershor të vitit 2019, çdo shtet ka plotësuar dhe dërguar paraprakisht informacione mbi një pyetësor që është kërkuar nga ekspertët lokale të OECD-së.
Në tabelën më poshtë, sa i përket Qeverisjes Digjitale, Shqipëria renditet më e vlerësuara nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke plotësuar pozitivisht numrin më të madh të treguesve (7 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit).
Pas Shqipërisë renditet Serbia (e cila plotëson 6 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit) dhe Maqedonia e Veriut (e cila plotëson 5 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit).
Treguesit e Qeverisjes Digjitale, per vendet e Ballkanit Perendimor, per vitin 2019:
Ne vijim paraqitet nje shpjegim i shkurter i secilit prej treguesve te analizuar ne kete raport:
– Ekzistenca e strategjive kombëtare të qeverisjes digjitale – Pervec Bosnje-Hercegovines, te gjitha vendet e tjera te Ballkanit Perendimor e kane te zhvilluar nje strategji kombetare te qeverisjes digjitale. Kjo strategji, shpesh eshte pjese e strategjise se agjendes digjitale kombetare, ose pjese e strategjise se reformes se administrates publike, me fokus perdorimin e TIK-ut ne permiresimin e ofrimit te sherbimeve ndaj qytetareve. Ne nivel OECD-je, 96% e vendeve kane nje strategji te tille.
– Organ/mekanizëm zyrtar koordinimi, përgjegjës për projektet qeveritare IT në nivel qendror – Ky lloj mekanizmi ekziston ne Maqedonine e Veriut, Serbi dhe ne Shqiperi. Per Shqiperine, vihet ne dukje qe ky rol realizohet nga Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit. Ne nivel OECD-je, 68% e shteteve e kane nje organ te tille.
– Lista e shërbimeve publike elektronike e publikuar online – ky tregues plotesohet vetem nga Shqiperia, e cila e ka publikisht te
disponueshme listen e sherbimeve elektronike. Gjithashtu vleresohet fakti qe Shqiperia publikon ne menyre periodike statistika te qeverisjes elektronike, perfshire numrin e perdoruesve te regjistruar, perdorimin e sherbimeve nga qytetaret dhe bizneset etj. Sa i perket shteteve te OECD-se, 75% e tyre e kane te publikuar listen e e-sherbimeve.
– Kornizat e qeverisjes digjitale, tregues që përbëhet nga nën-treguesit e mëposhtëm:
o Kornizë e përbashkët e ndërveprimit
o Korniza e regjistrave bazë
o Infrastruktura e përbashkët TIK (qendra të dhënash të përbashkëta, rrjete)
o Shërbime të përbashkëta (zhvillimi i softuerëve të përbashkët)
o Mbështetje për përdorimin e softuereve ”open source”
o Arkitektura/Infrastruktura e të dhënave të përbashkëta
Per kete tregues vleresohen te gjitha vendet e Ballkanit, te cilat kane te hartuara kornizat e nderveprimit dhe regjistrave baze si dhe infrastrukture te perbashket TIK. I vetmi nen-tregues qe Shqiperia nuk ploteson ne fushen e qeverisjes digjitale eshte perdorimi i softuereve me burim te hapur ne administrate.
– Përdorimi i një sistemi të vetëm identiteti digjital në nivel qeverie qendrore – vleresohen 4 vendet e Ballkanit (Shqiperia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova) te cilat kane integruar nje sistem te vetem identifikimi digjital ne perfitimin e sherbimeve publike, duke lehtesuar aksesin e qytetareve dhe bizneseve ne sherbimet online. Ne nivel OECD-je, vetem Greqia dhe Suedia nuk e ofrojne nje sistem te tille.
– Prania e një politike gjithëpërfshirëse të të dhënave të sektorit publik – Edhe pse vendet e Ballkanit Perendimor nuk kane ende nje politike te dedikuar sa i perket te dhenave te sektorit publik, te gjitha pervec Bosnje-Hercegovines vleresohen per perfshirjen e saj ne politikat e Qeverisjes se Hapur (Open Government). Krahasuar me vendet e OECD-se, vetem 14% e tyre kane nje politike te dedikuar.
– Ndërveprim i të gjithë të dhënave elektronike ndërmjet institucioneve të sektorit publik – Evidentohet rasti i Shqiperise, e cila ka integruar sistemet backend te institucioneve publike duke i bere ato te nderveprojne dhe shkembejne te dhena ne kohe reale, ne menyre te sigurt.
– Detyrim i parimit ”Open by default” për të dhënat qeveritare – Ky tregues konsiston ne afishimin e te dhenave te sektorit publik, ne formate te hapura, pervec rasteve te informacioneve konfidenciale apo ato me rendesi kombetare. Shqiperia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia publikojne te dhena te hapura qeveritare ne portalet respektive. Sa i perket vendeve te OECD-se, keto detyrime egzistojnep ne 57% te tyre.
Top Channel