FOTO/ Shpërthim i fuqishëm në Kinë, shkatërrohet fabrika e fishekzjarrëve

09/07/2020 22:48

Një fabrike kineze fishekzjarrësh është shndërruar në rrënoja, pas një serie shpërthimesh shkatërruese që ndodhën brenda kompleksit natën e kaluar.

Pamjet e tmerrshme të publikuara nga televizioni shtetëror kinez, tregojnë se shpërthime të mëdha po dërgojnë re tymi në ajër, në qytetin e vogël Guanghan. Autoritetet lokale njoftuan se gjashtë persona u plagosën në incident, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk raportohet për viktima. Versioni zyrtar i ngjarjes, thuhet se shpërthimi ndodhi rreth orës 21:10 dhe u shkaktua nga një shkëndijë zjarri.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel