Problemet për kryeministrin spanjoll nuk kanë fund, akuzat ndaj gruas, vëllait dhe miqve të tij më të mirë ‘shkundin’ themelet politike të Sanchezit
Një hidraulik rus që kishte pranuar përdhunimin dhe vrasjen e nëntë viktimave është gjetur i vdekur sot në stacionin e policisë ku po mbahej.
53 Andrey Yezhov ka pranuar vrasjen e grave që prej arrestimit të tij në mesin e qershorit. Dje trupi i tij u gjet i varur në qendrën e paraburgimit.
Yezhov është me origjinë nga qyteti i Kashira në perëndim të Moskës, dhe u ndalua kur një grua 88 vjeçare u gjet e vdekur me shenja dhune seksuale.
Mediat vendase thonë se Yezhov pranoi vrasjen e gruas së moshuar së bashku me tetë vrasje-përdhunime të tjera gjatë dhjetë viteve të fundit.
Hidrauliku ka pranuar dhe përdhunimin e një vajze 10-vjeçare që kishte shpëtuar prej tij, por ai e kishte gjetur dhe e vrau në janar të këtij viti. Për krimin e fundit ai u zbulua nga gjurmët e ADN-së.
Yezhov mbahej në qendrën e paraburgimit Noginsk ku u gjet dje i varur.
Shërbimi rus i burgjeve tha se Yezhov qendronte në qeli vetëm.
Në disa pamje pas arrestimit të tij i dyshuari pranonte vrasjet seriale duke thënë: “Pranoj vrasjet edhe përdhunimet e shumta gjatë 10 vjetëve”. Më tej në dataje ai tregon dhe për vjedhje që kryente në shtëpitë e viktimave.
Top Channel