Problemet për kryeministrin spanjoll nuk kanë fund, akuzat ndaj gruas, vëllait dhe miqve të tij më të mirë ‘shkundin’ themelet politike të Sanchezit
Një mësuese famëkeqe në SHBA që joshi një nxënës 13-vjeçar në një marrëdhënie seksuale dhe më pas u martua me të, ka vdekur nga kanceri në moshën 58-vjeçare.
Mary Kay Letourneau u kap duke përdhunuar 13-vjeçarin Vili Fualaau, kur policia e Uashington i gjeti ata në një minivan në Seattle, në vitin 1996.
Avokati David Gehrke, i cili mbronte atë në çështjen shokuese, tha se Mary Kay Letourneau luftonte me kancerin prej 4 vitesh.
“Ishte diçka e pritur, por e trishtë. Ajo ishte një person i mirë.”
Letourneau, ish-mësuese ne Uashington, ishte asokohe një 34-vjeçare e martuar, nënë e katër fëmijëve kur nisi marrëdhënien me të miturin Vili Fualaau në qershor 1996. Kur u zbulua nga policia Letourneau tha se po kujdesej për të dhe se e kishte nxjerrë nga shtëpia pas një debati me të shoqin.
Dy muaj pas kësaj Letourneau ishte shtatzënë me fëmijën e Fualaau. Vaja e tyre Audrey lindi në kohën që Letourneau priste dënimin për përdhunim.
Rrjedhimisht dënimi i saj i reduktuar ishte vetëm gjashtë muaj burgim, por vetëm dy javë pas lirimit ajo u kap përsëri duke bërë seks me adoleshentin në një makinë, dhe u burgos përsëri.
Duke kryer dënimin prej shtatë vjet burg, Letourneau lindi fëmijën e tyre të dytë – Georgia – brenda ambienteve të burgut. Fëmijët u rritën nga nëna e Fualaau deri në lirimin e Letourneau.
Ajo më pas u martua me Fualaau in 2005 edhe pse lidhja mes tyre përfundoi vitin që shkoi. Gjatë një interviste në 2013, Fualaau tha se nuk e konsideronte veten viktimë të përdhunimit dhe as ish-gruan e tij nuk e konsideronte predatore seksuale.
Ai tha: “Nuk jam viktimë, nuk jam i turpëruar që jam baba dhe as që jam i dashuruar me Mary Kay.”
Çifti u divorcuan në gusht të vitit që shkoi teksa më në fund Fualaau pranoi se marrëdhënia e tyre nuk ishte e shëndetshme.
Një burim i afërt me të tha për mediat amerikane: “Ai ka nisur t’i shohë gjërat qartë tani, ajo nuk ishte marrëdhënie e shëndetshme prej fillimit”.
Top Channel