Kanye West ka hequr nga koka kapelën e tij “Make Amerika Great Again”.
Ky është një nga rrëfimet e tij në një intervistë katërorëshe me revistën “Forbes”, me reperin, dhe aspirantin për politikan, që u botua të mërkurën. West që është kritikuar gjerësisht për shkak të mbështetjes së tij për presidentin Donald Trump, tha se e ka humbur tashmë besimin tek kryekomandanti në fuqi.
“Mua më duket gjithçka një ngatërresë e madhe”, tha West.
“Nuk më pëlqeu që ai u fsheh në bunker”, shtoi ai duke iu referuar raporteve në qershor sipas të cilave Trump u zhvendos në një bunker të nëndheshëm për pak kohë pas protestave para shtëpisë së bardhë mbi padrejtësitë raciale dhe brutalitetin e policisë. Kanye West thotë se ai do të kandidojë për president. Por deri më tani, nuk ka marrë ende asnjë hap konkret në këtë drejtim dhe ka humbur skadencat në disa shtete për t’u bërë pjesë e garës.
Ai insistoi për “Forbes” sidoqoftë, se kandidimi i tij nuk është një truk publicitar dhe tha se nuk e kishte problem nëse kandidimi i tij do t’i merrte vota të nominuarit të pritshëm të demokratëve, Joe Biden dhe do të ndihmonte në rizgjedhjen e Trump-it.
Një nga shkaqet që ai ende nuk ka hyrë në fushë me gjithë potencialin e tij, tregon West, është për faj të koronavirusit. Një sëmundje që ai thotë se e ka kaluar në shkurt. Ethe, dushe të ngrohta, video që tregonin se çfarë duhet të bëja – kështu e ka kaluar ai sëmundjen. Nuk bëhet e qartë në intervistë nëse West është testuar ndonjëherë për virusin apo anti trupat, por ai thotë se po lutet për një kurë edhe pse është dyshues për një vaksinë të mundshme.
Top Channel