25/11 22:09
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte reperi Mato Lale.
Reperi një muaj më parë linçoi projektin më të ri në bashkëpunim me Noizyn, me titullin “Adrenalina”. Në drejtim të këngës kanë vërshuar miliona klikime e komente pozitive.
Sakaq, Mato Lale, foli për fillimin e karrierës së tij, e cila nuk ka qenë aspak e lehtë. Ai u shpreh se kënga ka qenë një pasion i tij i fëmijërisë, por shtoi se shumë persona nuk e kanë mbështetur në këtë rrugë dhe i kanë dhënë mjaft kritika. Më tej ai u shpreh se besimi në vetvete bëri që të ecte përpara dhe të korrte sukses.
Top Channel