Situata te Infektivi/ Çfarë po ndodh, ushqimet për familjarët lihen jashtë rrethimit

06/07/2020 14:18

Fotot e fundit nga Infektivi tregojnë dhe dinamikën e ngjarjeve atje. Pacientë që sillen me ambulancë, familjarët që sjellin ushqime për të afërmit dhe i lënë jashtë rrethimit. Janë këto disa nga momentet e fotografuara sot.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dha detajet për situatën nga covid-19 në 24 orët e fundit tha se epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën.

Po ashtu ajo tha se është vënë re një numër më i lartë i testimeve por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës.

“Prezenca e rasteve me COVID19 është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me vetëndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno sanitare të sigurisë”, tha ajo.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, e fatkeqësisht kanë humbur jetën dhe tre qytetarë të tjerë.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA