Ennio Morricone, fituesi i Çmimit Oskar ka ndërruar jetë gjatë natës në një klinikë në kryeqytetin Romë, në moshën 91-vjeçare.
Muzikanti dhe kompozitori kishte një jetë të pasur artistike ku veprat e tij do të mbesin gjatë ndër breza. Ai ishte autori i kompozimeve muzikore si në filmat “Per un pugno di dollari”, “C’era una volta in America”, “Nuovo cinema Paradiso” apo dhe “Malena”.
Kompozitori italian, ka marrë pjesë me muzikën e tij në më shumë se 500 filma. I njohur si “Maestro”, ai gjithashtu mori një Oskar nderi në 2007 (i paraqitur nga Clint Eastwood) për “kontributet e tij madhështore dhe të shumëanshme në artin e muzikës së filmit”. Gjithashtu ai mblodhi 11 çmime David di Donatello, nderimet më të larta të filmit në Itali.
Top Channel