
24/02 22:34
Ndryshe nga sa ndodhi në 2017-ën, dy aleatë të Partisë Demokratike do të garojnë me siglat e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Demokristiani Nard Ndoka është i gatshëm te përballet me socialistët në Shkodër, ndërsa Agron Duka në Durrës.
Kërkesën për heqjen e koalicioneve parazgjedhore e shohin më shumë si nismë të Edi Ramës, pasi nëse ndodh favorizon më shumë socialistët. Dy aleatët e Bashës mbështesin hapjen e listave.
Por edhe pse mbështesin listat e hapura, aleatët e Bashës janë kundër miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, pasi sipas tyre ato zhbëjnë marrëveshjen e arritur mes palëve me bekim të ndërkombëtarëve.
Top Channel