Video/ Imazhe përrallore nga Vjena, tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë hapet për vitin 2025 Autoritetet në rajonin verior kinez të Inner Mongolias janë vënë në alarm pas zbulimit të një rasti të dyshuar si murtajë bubonike, sëmundja shkaktare e pandemisë që të gjithë e njohin si “ Vdekja e Zezë”.
I infektuari u gjet në qytetin e Bajanurit, të ndodhur në veriperëndim të Pekinit. Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës. Ky paralajmërim, sipas CNN që citon agjensinë kineze të lajmeve, Xinhua, do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit.
Murtaja, e shkaktuar prej baktereve që përcillen nga pickimi i pleshtave dhe kafshëve të infektuara, është një prej infeksioneve më vdekjeprurëse bakteriale në të gjithë historinë e njerëzimit. Në Mesjetë, “Vdekja e Zezë” mendohet të ketë marrë 50 milionë jetë njerëzish në Europë.
Murtaja bubonike, që është një prej tre formave të sëmundjes, shkakton enjtje të dhimbshme të gjendrave limfatike, ethe e kollë të fortë.
Autoritetet shëndetësore të Bajanurit i kanë kërkuar popullatës të marrin masa shtesë për të minimizuar përhapjen e sëmundjes dhe të shmangin ngrënien e kafshëve së mund të shkaktojnë infeksion.
Po kështu banorëve u është thënë të raportojnë menjëherë zyrtarët nëse gjejnë marmota të sëmurë apo të ngordhura, një lloj ketri ky, mishi i të cilit konsumohet në disa pjesë të Kinës dhe Mongoli, që janë pllakosur historikisht nga shpërthime të murtajës.
Top Channel